VV: Rruga Prishtinë-Podujevë drejt përfundimit

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se rruga Prishtinë-Podujevë po shkon drejt finalizimit. Mbrëmë një njoftim të tillë e bëri edhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu. Ai u shpreh se projekti po përparon dukshëm, por pa dhënë një afat kohorë ose kohë të caktuar se kur i njëjti mund të përfundojë. ‘’Ky projekt…

Lajme

18/10/2024 11:47

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se rruga Prishtinë-Podujevë po shkon drejt finalizimit.

Mbrëmë një njoftim të tillë e bëri edhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Ai u shpreh se projekti po përparon dukshëm, por pa dhënë një afat kohorë ose kohë të caktuar se kur i njëjti mund të përfundojë.

‘’Ky projekt i rëndësishëm, që lidhë jo vetëm Podujevën me Kryeqytetin, por edhe gjithë mërgimtarët me shtëpitë e tyre, po përparon dukshëm. Na kanë vonuar punët e mbrapshta, por nuk na kanë ndalur’’, ka njoftuar ministri Liburn Aliu.

Sipas LVV-së, projekti është vonuar për përfundim, por që i njëjti po kryhet pa keqpërdorime e devijime.

“Na kanë vonuar, por projektet tona janë pa keqpërdorime dhe devijime, pa haraç e kurdisje tenderësh. Me kosto të arsyeshme dhe cilësi të lartë“, thuhet në një postim të shpërndarë nga faqja zyrtare e partisë në pushtet në Facebook para pak minutash./Lajmi.net