LDK: Raporti i sotëm i Bankës Botërore alarmues
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar pas publikimit të raportit të fundit të Bankës Botërore, raport ky sipas të cilit vetëm 37 për qind e njerëzve në moshë pune janë të punësuar. Sipas tyre, një raport i tillë është alarmues për vendin. “Alarmues është raporti i sotëm i Bankës Botërore, i cili e radhitë…
Lajme
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar pas publikimit të raportit të fundit të Bankës Botërore, raport ky sipas të cilit vetëm 37 për qind e njerëzve në moshë pune janë të punësuar.
Sipas tyre, një raport i tillë është alarmues për vendin.
“Alarmues është raporti i sotëm i Bankës Botërore, i cili e radhitë Kosovën në vendin e fundit në Ballkan, me numrin më të madh të të papunëve. Sipas të njëjtit raport vetëm 37 për qind e njerëzve në moshë pune janë të punësuar. Përderisa vendet fqinje si Shqipëria e Mali i Zi, janë renditur shumë më lartë se disa vende të Bashkimit Evropian me punësim”, thuhet në një postim të bërë nga LDK në faqen e tyre zyrtare në Facebook.
Sipas LDK-së si rezultat i mungesës së vizionit dhe projekteve zhvillimore të kësaj qeverie, të rinjtë tonë po e braktisin vendin dhe largohen nga Kosova./Lajmi.net