Vozisin vetura super-luksoze por s’paguajnë parking 2 euro, lënë veturat tek hapësira e gjelbër në Prishtinë

Qytetarët e Kosovës e më së shumti kryeqytetasit kanë ankesa të shumta për hapësirat e pakta të gjelbërimit. Por, edhe kur ekzistojnë ata janë vetë qytetarët të cilët nuk i mirëmbajnë ato. Në pjesën e gjelbëruar të objektit të ri të Komunës së Prishtinës në lagjen Dragodan, shihet një numër i veturave të parkuara aty.…

Lajme

17/10/2024 15:25

Qytetarët e Kosovës e më së shumti kryeqytetasit kanë ankesa të shumta për hapësirat e pakta të gjelbërimit.

Por, edhe kur ekzistojnë ata janë vetë qytetarët të cilët nuk i mirëmbajnë ato.

Në pjesën e gjelbëruar të objektit të ri të Komunës së Prishtinës në lagjen Dragodan, shihet një numër i veturave të parkuara aty.

Ndonëse veturat që vozisin janë luksoze dhe kushtojnë dhjetëra mijëra euro, vozitësit kanë vendosur “të kursejnë” 2 eurot e parkingut.

Kjo dukuri negative vërehet shpesh, e sidomos në kryeqytet ku edhe hapësirat e parkingut janë më të pakta. /Lajmi.net/