Policia realizon aksion në Mitrovicë, konfiskon armë e fishekë

Policia e Kosovës ka realizuar një aksion në qytetin e Mitrovicës. Gjatë këtij aksioni është konfiskuar një armë e monicion. ‘’Mbi dyshime të arsyeshme për posedim ilegal të armës, hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, në orët e pasdites së datës 16 tetor 2024, kanë realizuar një bastisje. Si rezultat i…

Lajme

16/10/2024 23:54

Policia e Kosovës ka realizuar një aksion në qytetin e Mitrovicës. Gjatë këtij aksioni është konfiskuar një armë e monicion.

‘’Mbi dyshime të arsyeshme për posedim ilegal të armës, hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, në orët e pasdites së datës 16 tetor 2024, kanë realizuar një bastisje. Si rezultat i bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe është konfiskuar nje armë, pushkë automatike me 16 fishek.’’ thuhet në njoftim.

Në cilësi të të dyshuarit për posedim ilegal të armës është intervistuar i dyshuar: H. B., 75 vjeçar, dhe pas procedurave të intervistimit i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë:
<