Vdekja e ambasadores Kaidanow, Krasniqi: Kontributi i saj në procesin e shtetformimit të Kosovës, ka qenë i pazëvendësueshëm
Ka ndërruar jetë ambasadorja e parë e SHBA-ve në Kosovë, Tina Kaidanow. Për vdekjen e saj, ka shprehur ngushëllime edhe kryetari i PDK-së Memli Krasniqi. Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen e Kaidanow. “Roli dhe kontributi i ambasadores Kaidanow, posaçërisht në procesin e shtetformimit të…
Lajme
Ka ndërruar jetë ambasadorja e parë e SHBA-ve në Kosovë, Tina Kaidanow.
Për vdekjen e saj, ka shprehur ngushëllime edhe kryetari i PDK-së Memli Krasniqi.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen e Kaidanow.
“Roli dhe kontributi i ambasadores Kaidanow, posaçërisht në procesin e shtetformimit të Kosovës, ka qenë i pazëvendësueshëm. Me vdekjen e saj, SHBA-të humbën një diplomate të veçantë, e Kosova një aleate të përhershme. Lamtumirë, mike e mirë. Prehu në paqe!”, ka shkruar Krasniqi. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë: