Halime Mustafa nga Mitrovica kërkon ndihmën e qytetarëve për shërimin e burrit të saj
Halime Mustafa nga Mitrovica kërkon ndihmën e qytetarëve për shërimin e burrit të saj i cili si pasojë e një aksidenti të para 26 viteve tani ka vështirësi në ecje. Mustafa ka treguar për lajmi.net. se intervenimi për burrin e saj nuk mund të kryhet në Kosovë pasi që e ka gjendjen shumë të rëndë.…
Lajme
Halime Mustafa nga Mitrovica kërkon ndihmën e qytetarëve për shërimin e burrit të saj i cili si pasojë e një aksidenti të para 26 viteve tani ka vështirësi në ecje.
Mustafa ka treguar për lajmi.net. se intervenimi për burrin e saj nuk mund të kryhet në Kosovë pasi që e ka gjendjen shumë të rëndë.
Ajo ka treguar se bashkëshorti i saj që nga viti 1998 kur ka ndodhur aksidenti ka pas intervenime të shumta e kjo i ka pamundësuar atij edhe të punoj.
“Jo, jo që nga 1998 kur ka ndodh aksidenti ai nuk ka punu se ka pas shumë intervenime. Intervenime në këmbë, në duar ndërsa tash ka edhe dhimbje shumë të mëdha. Ky veç dhimbje mos me pas është ma lehtë, por dhimbja është shumë e madhe dhe jemi tu e mbajt me qetësues nonstop”, ka thënë ajo për lajmi.net.
Halime Mustafa ka treguar se përveç bashkëshortit të saj, edhe djali i tyre 18-vjeçar është me epilepsi prandaj kjo po ia pamundëson asaj edhe të punoj.
E vetmja kërkesë e saj është që të ndihmohet për ta dërguar bashkëshortin e saj jashtë shtetit për intervenim që së paku dhimbjet t’i ndalen. /Lajmi.net/
Video: