Hovenier: SHBA-ja është e përkushtuar të qëndrojë me të mbijetuarat e dhunës seksuale të kohës të luftës

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, në  25-vjetorin  e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës (QKRMT), u shpreh për përkushtimin e SHBA-së për të mbështetur të mbijetuarat e dhunës seksuale të kohës së luftës. Tutje ambasadori Hovenier theksoi se SHBA mbështet inciativat që sigurojnë mbrojtjen e të drejtave të viktimave. ”Sot shënuam 25 vjetorin e…

Lajme

16/10/2024 15:36

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, në  25-vjetorin  e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës (QKRMT), u shpreh për përkushtimin e SHBA-së për të mbështetur të mbijetuarat e dhunës seksuale të kohës së luftës.

Tutje ambasadori Hovenier theksoi se SHBA mbështet inciativat që sigurojnë mbrojtjen e të drejtave të viktimave.

”Sot shënuam 25 vjetorin e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës (QKRMT). SHBA-ja është e përkushtuar të qëndrojë me të mbijetuarat e dhunës seksuale të kohës së luftës dhe të mbështesë iniciativat që sigurojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre”. u shpreh Hovenier ne platformën ”X”./Lajmi.net/