Berisha: Qysh qohet burri me mustaqe e i thotë babë Albin Kurtit

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka akuzuar qeverinë për hajni e nepotizëm, për çka tha se nuk mbahet mend në masë më të madhe. Ai tha se kryeministri Albin Kurti i ka gënjyer qytetarët, teksa kritikoi edhe këta të fundit të cilët e quajnë “babë”. Kështu u shpreh ai në seancë…

Lajme

14/10/2024 15:46

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka akuzuar qeverinë për hajni e nepotizëm, për çka tha se nuk mbahet mend në masë më të madhe. Ai tha se kryeministri Albin Kurti i ka gënjyer qytetarët, teksa kritikoi edhe këta të fundit të cilët e quajnë “babë”.

Kështu u shpreh ai në seancë të jashtëzakonshme ku po diskutohet për furnizimin me ushqim për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
“Qysh qohet burri me mustaqe e pisket ‘baba, baba’ e nuk e ka babë ata, e sheh baba i vet biologjik tu i thonë babë dikujt, e ai duke e dështuar shtetin. Sa duhet me pas urrejtje njeri për vendin e vet, me i thanë babë Albin Kurtit, nërsy babës të vet. Edhe i rrejke ju thojke ‘shteti u pasuru, individi është varfëruar’. Çka është shteti, nocioni shtet për këtë njeri? Unë mendoj që shteti është polici, ushtari me ushqim e me veshmbathje, me integritet, me dinjitet e punëtori i administratës e i AKI-së, ky është shteti, nuk është bust…Nuk ka thojke me u punësu njerëzit me lista të partive, as me mbiemër familjarë. E ne e dimë tanë qitu që krejt i kanë vëllerëzit e punësuar, e gratë. Nepotizëm edhe hajni më e madhe nuk mbahet mend që është bërë ndonjëherë në këtë vend ”deklaroi Berisha.