Gresa Hoti në lidhje me DJ e famshëm italian

Modelja e njohur shqiptare, Gresa Hoti, ka nisur një romancë të re dashurie. Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova po shijon lidhjen me një DJ italian, teksa një video e tyre u shpërnda në rrjete sociale. Partneri që i ka rrëmbyer zemrën është Carmine Conte, i njohur me nofkën artistike ‘Mrak’. Bashkë me kolegun e…

ShowBiz

13/10/2024 19:30

Modelja e njohur shqiptare, Gresa Hoti, ka nisur një romancë të re dashurie.

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova po shijon lidhjen me një DJ italian, teksa një video e tyre u shpërnda në rrjete sociale.

Partneri që i ka rrëmbyer zemrën është Carmine Conte, i njohur me nofkën artistike ‘Mrak’.

Bashkë me kolegun e tij prej vitit 2009 janë si dyshe e DJ-ve nën emrin ‘Tale of us’.

Marrëdhënia e tyre thuhet se ka nisur prej disa muajsh dhe gjatë kësaj periudhe kanë qenë të pandashëm.

Conte momentalisht është 42-vjeçar dhe shquhet për lidhjet që ka pasur në të kaluarën me bukuroshe të famshme.

Gresa nga ana tjetër për publikun u bë më e famshme pas pjesëmarrjes në Big Brother Kosova.

Ajo shijoi një lidhje të shkurtër me Andi Artanin.