Me kërkesë të AAK-së, nesër mbahet seancë e jashtëzakonshme për problemin e furnizimit me ushqim të FSK-së

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka njoftuar se nesër do të mbahet seancë e jashtëzakonshme parlamentare për problemin e furnizimit me ushqim të FSK-së. Ai ka thënë se kjo nismë është mbështetur nga 43 deputetë, shkruan lajmi.net. “Propozim Rezoluta është e thjeshtë: “Kuvendi i Republikës së Kosovës e obligon Qeverinë, Ministrinë e…

Lajme

13/10/2024 16:22

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka njoftuar se nesër do të mbahet seancë e jashtëzakonshme parlamentare për problemin e furnizimit me ushqim të FSK-së.

Ai ka thënë se kjo nismë është mbështetur nga 43 deputetë, shkruan lajmi.net.

“Propozim Rezoluta është e thjeshtë: “Kuvendi i Republikës së Kosovës e obligon Qeverinë, Ministrinë e Mbrojtjes, që me urgjencë ta zgjidhë çështjen e furnizimit me ushqim si dhe me të gjitha pajisjet tjera të nevojshme”. Nesër Kuvendi do të obligojë Qeverinë të zgjidh këtë çështje. Për sqarim: ky draft i Rezolutës mund të plotësohet nga deputetët në seancë”, ka shkruar Tahiri. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë në Facebook: