Shiroka-Pula: Filantropia dhe shërbimi ndaj të tjerëve janë vlera që forcojnë shoqërinë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Samitin e Filantropisë, të organizuar nga Rotary International. Presidentja vlerësoi traditën më shumë se njëqindvjeçare të Rotary International në shërbim të njerëzimit dhe kontributin e saj në promovimin e solidaritetit, humanizmit dhe përgjegjësisë qytetare. Sipas Presidentes paqja, edukimi, shëndeti, mirëkuptimi dhe zhvillimi i komunitetit…
Lajme
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Samitin e Filantropisë, të organizuar nga Rotary International.
Presidentja vlerësoi traditën më shumë se njëqindvjeçare të Rotary International në shërbim të njerëzimit dhe kontributin e saj në promovimin e solidaritetit, humanizmit dhe përgjegjësisë qytetare.
Sipas Presidentes paqja, edukimi, shëndeti, mirëkuptimi dhe zhvillimi i komunitetit janë vlera që i duhen çdo shoqërie dhe përbëjnë themelet e një të ardhmeje më të mirë.