Ministria e Mbrojtjes: Maqedonci nuk ka ofruar dorëheqje

Gjatë ditës së sotme qarkulluan zëra se ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka ofruar dorëheqje. Gjithçka filloj nga një deklaratë e deputetes nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliut. Ajo tha se ka informacione se ministri Maqedonci ka ofruar dorëheqje. Megjithatë para pak minutash të njëjtit zëra u demantuan përmes një…

Lajme

11/10/2024 19:22

Gjatë ditës së sotme qarkulluan zëra se ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka ofruar dorëheqje.

Gjithçka filloj nga një deklaratë e deputetes nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliut.

Ajo tha se ka informacione se ministri Maqedonci ka ofruar dorëheqje.

Megjithatë para pak minutash të njëjtit zëra u demantuan përmes një reagimi nga vet Ministria e Mbrojtjes.

“Ministri Maqedonci nuk ka ofruar dorëheqje, një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe nuk planifikohet të ndodhë“, thuhet në njoftimin e ministrisë./Lajmi.net