Njihuni me elektricistin “më të veçantë“ në Kosovë e Ballkan- Ja detaji që e bën atë të tillë

Elektricisti, Blerand Paja, nga Gjakova thotë që është më i veçanti në Kosovë, e besa edhe në Ballkan. Ai për lajmi.net edhe tregon arsyen se pse njihet si i tillë. Elektricist me profesion pothuajse qe 15 vite, por të veçantë e bën krejt diçka tjetër. Jo shpeshherë na bie puna të takojmë elektricist që çdoherë…

Lajme

10/10/2024 21:18

Elektricisti, Blerand Paja, nga Gjakova thotë që është më i veçanti në Kosovë, e besa edhe në Ballkan.

Ai për lajmi.net edhe tregon arsyen se pse njihet si i tillë.

Elektricist me profesion pothuajse qe 15 vite, por të veçantë e bën krejt diçka tjetër.

Jo shpeshherë na bie puna të takojmë elektricist që çdoherë mund ta shohim në kostum serioz.

Ashtu siç tregon Paja, kostumi dhe dukja e përditshme thotë se është edhe arsyeja pse njerëzit atë e krahasojnë me  Ghetto Geasyn, dhe Fitën e telefonave.

Madje, në pyetjen e gazetares se a paraqet problem veshja e tij elegante gjatë ditëve të punës, dhe se a e ka ndërmend ndonjëherë të heq dorë nga këto veshje, ai ka një përgjigje.

“Për momenti jo, asnjëherë. E shohim me kohën”, u shpreh ai./Lajmi.net