Time Kadriaj-Kusari Lilës: Jam ushtare e lirisë, ty do të mbaj mend si “zemlajka e Radojiçiq, e valltarja e Gadafit”

Debat mjaftë i zëshëm po zhvillohet në Kuvendin e Kosovës. Aty sot deputetët zgjodhën që të mos nis diskutimi për pikat që parashihej në seancë, port ë fokusohen tek zhvillimi i djeshëm i publikimit të audio-incizimit të bisedës në mes shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe kryekriminelit serb, Milan Radojiciq. Deputetja e…

Lajme

10/10/2024 12:20

Debat mjaftë i zëshëm po zhvillohet në Kuvendin e Kosovës.

Aty sot deputetët zgjodhën që të mos nis diskutimi për pikat që parashihej në seancë, port ë fokusohen tek zhvillimi i djeshëm i publikimit të audio-incizimit të bisedës në mes shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe kryekriminelit serb, Milan Radojiciq.

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj me tone të ashpra ka reaguar sot në drejtim të Kusari-Lilës.

Ajo madje iu referuar deputetes si “zemlakja e Radojicqit, e valltarja e Gadafit”.

“Mimoza Kusari, unë jam Time Kadrijaj dhe çka e mbaj me mburrje, unë jam ushtare e lirisë, Ramush Haradinaj është gjeneral. Familje emblematike. E ti çka je Mimozë? Unë ty kom me të majt mend si zemlakja e Radoçiqit, por edhe si valltarja e Gadafit”.

Për këtë të fundit, kryeparlamentari Glauk Konjufca reagoi.

“Kujdes fjalorin për kolegen, Time!”, tha kryetari i Kuvendit, Konjufca./Lajmi.net/