Pamje të rënda: Një vajzë sulmohet nga qentë endacakë brenda oborrit të QKUK-së
Qytetarët e Kosovës një ndër rreziqet më të mëdha janë qentë endacak, e sidomos brenda oborrit të QKUK. E viktimë e tyre sonte ishte një grua, e cila po e shoqëronte një paciente, familjare të saj në Klinikën e Neurologjisë. Ajo u sulmua nga qentë, të cilët i shkaktuan asaj plagë të rënda. Indeksonline ka…
Lajme
Qytetarët e Kosovës një ndër rreziqet më të mëdha janë qentë endacak, e sidomos brenda oborrit të QKUK.
E viktimë e tyre sonte ishte një grua, e cila po e shoqëronte një paciente, familjare të saj në Klinikën e Neurologjisë. Ajo u sulmua nga qentë, të cilët i shkaktuan asaj plagë të rënda.
Indeksonline ka siguruar një foto të gruas e cila u sulmua, ku shihen plagë të shumta në këmbët e saj.
E rastin e ka bërë të ditur mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente Sami Bajqinca.
Ai ka thënë se pacientja është trajtuar në Emergjencë dhe tashmë është transferuar në Klinikën Infektive.
“Një grua është sulmuar sonte prapa Klinikës së Neurologjisë. Ajo ka qenë përcjellëse e një paciente në këtë klinikë. Pacientja është trajtuar tek ne dhe tashmë është transferuar në Klinikën Infektive”, ka thënë Bajqinca.