Kurti takohet me kryetarin e Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nexhmedin Ademi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua ditën e sotme me kryetarin e Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nexhmedin Ademi. Përgjatë bashkëbisedimit të tyre, u trajtua rritja e bashkëpunimit ndërmjet komunitetit shqiptar të besimit islam në Preshevë dhe institucioneve tona, duke prekur aspektet fetare, kulturore dhe edukative. U diskutua rreth sfidave…

Lajme

09/10/2024 18:03

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua ditën e sotme me kryetarin e Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nexhmedin Ademi.

Përgjatë bashkëbisedimit të tyre, u trajtua rritja e bashkëpunimit ndërmjet komunitetit shqiptar të besimit islam në Preshevë dhe institucioneve tona, duke prekur aspektet fetare, kulturore dhe edukative.

U diskutua rreth sfidave me të cilat përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe rëndësia e ruajtjes së identitetit kombëtar e fetar, dhe promovimit të harmonisë ndërfetare dhe ndëretnike në rajon. Kryeministri Kurti shprehu mbështetjen e tij e përkrahjen për shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët ballafaqohen vazhdimisht me politikat shtypëse dhe diskriminuese të regjimit të Beogradit zyrtar.

Më tej, ai shprehu se qeveria jonë është e para e cila ka investuar e realizuar restaurime të xhamive në vend e treguar vëmendjen e saj ndaj të gjitha komuniteteve fetare. Kryeministri nënvizoi edhe bashkëpunimin e punën e frytshme të kësaj bashkësie, me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, ushtrimit të lirë të fesë dhe avokimit për çështjet kombëtare.