Rreth 9 mijë nxënës në Prishtinë do t’i nënshtrohen kontrolleve sistematike mjekësore

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës ka nisur vizitat sistematike mjekësore në 47 shkolla të kryeqytetit, për rreth 9 mijë nxënës. Lajmi është bërë i ditur nga Komuna e Prishtinës përmes një postimi në Facebook. “Bashkë me ekipet e kujdesit parësor shëndetësor, po përcjellim gjendjen e nxënësve dhe po identifikojmë me kohë çdo shqetësim…

Lajme

17/10/2026 11:19

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës ka nisur vizitat sistematike mjekësore në 47 shkolla të kryeqytetit, për rreth 9 mijë nxënës.

Lajmi është bërë i ditur nga Komuna e Prishtinës përmes një postimi në Facebook.

“Bashkë me ekipet e kujdesit parësor shëndetësor, po përcjellim gjendjen e nxënësve dhe po identifikojmë me kohë çdo shqetësim të mundshëm”, thuhet në njoftim.