Mbjellja e flokëve zgjidhja e vetme pas rënjës së tyre, drejtori i klinikës “Lasserway” thotë se janë 100% origjinale

Mbjellja e flokëve tek meshkujt është një ndër trendet e fundit të intervenimeve estetike. Enri, drejtori i klinikës “Lasserway” në Prishtinë ka treguar se nga ku merren flokët që mbillen dhe sa origjinale janë ato, shkruan lajmi.net. “Mbjellja e flokëve është një procedurë mikrokirurgjike, nuk ka asnjë efekti anësor as shenja në lëkurë. Është ndër…

Lajme

09/10/2024 18:01

Mbjellja e flokëve tek meshkujt është një ndër trendet e fundit të intervenimeve estetike.

Enri, drejtori i klinikës “Lasserway” në Prishtinë ka treguar se nga ku merren flokët që mbillen dhe sa origjinale janë ato, shkruan lajmi.net.

“Mbjellja e flokëve është një procedurë mikrokirurgjike, nuk ka asnjë efekti anësor as shenja në lëkurë. Është ndër ndërhyrjet më të përballueshme dhe më të lehta si dhe e vetmja zgjidhje për flokët e humbura. Në momentin që floku bie, rrënja aty është e parikuperueshme edhe e vetmja zgjidhje është të implementohet një rrënjë e re. Rrënja e re merret nga vetë personi, është zona dinore që quhet nga ku asnjë mashkull asnjëherë nuk i humbet flokët gjatë gjithë jetës. Nga aty rrënjët nxirren një nga një pa u prerë lëkura dhe implantohen tek zona që duam të kemi flokun e ri. Më pas ato rrënjë prodhojnë flokë të reja që janë 100% natyrale, që rritet, zgjatet, mund ta presh e ta ngjyrosësh”, ka thënë ai për lajmi.net.

Ai ka treguar se ka raste që në klinikën e tyre shkojnë edhe nga gjinia femërore për mbjellje të flokëve, por në një përqindje shumë të vogël pasi që ky problem është më shumë gjenetik për meshkujt. /Lajmi.net/ 

Video: