Kurti: Serbia po shkel marrëveshjet, unë insistoi në tri pika në mesin e tyre dorëzimin e Radojiçiq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se s ai përket marrëveshjes me Serbinë, Kosova veçse ka marrëveshje e që ata s’duhet të harrojnë. “Sa i përket marrëveshjes përfundimtare, ne kemi një marrëveshje e që ata s’bën të harrojnë. Dialogu në Bruksel dhe me takimin e Ohrit e ka sjellur marrëveshjen e zbatimit. Ajo çfarë…

Lajme

07/10/2024 14:05

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se s ai përket marrëveshjes me Serbinë, Kosova veçse ka marrëveshje e që ata s’duhet të harrojnë.

“Sa i përket marrëveshjes përfundimtare, ne kemi një marrëveshje e që ata s’bën të harrojnë. Dialogu në Bruksel dhe me takimin e Ohrit e ka sjellur marrëveshjen e zbatimit. Ajo çfarë duhet është të respektohet ajo, 8 nga 11 nene i ka shkelur Serbia.S’mund të harrohet një marrëveshje, të shkojmë tek tjetra pa e trajtuar se kush e shkeli atë marrëveshje. Interesi i Beogradit është te flitet për dialog pa u folur për marrëveshje. Interesi është të kemi një marrëveshje duke u harruar ajo”, deklaroi Kurti, shkruan lajmi.net.

Ai tha se ajo çfarë po insiston si kryeministër është që kjo marrëveshje të nënshkruhet.

“Ajo çfarë insistoi unë është që ajo marrëveshje të nënshkruhet, pra le ta nënshkruajnë atë si mirëbesim i të dy palëve dhe garanci legale për zbatim. Padyshim se kjo nënkupton edhe tërheqjen e letrës e Bërnabiq në BE. Ne kërkojmë dorëzimin e Milan Radojiçiq dhe kriminelëve të tjerë që e vranë heroin Afrim Bunjaku”,theksoi Kurti.

Ai po ashtu tha se këto janë marrëveshjet që duhet të respektohen e zbatohen./Lajmi.net/