Qeveria e Kosovës merr vendim: Rriten pensionet

Kryeministri vendit, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati kanë mbajtur një konferencë për media. Me këtë rast, kryeministri Kurti ka njoftuar se është marrë vendim që të rriten pensionet për 20 për qind. “Tani që situata me inflacion është zbutur, duke rënë në 1.4 për qind dhe ekonomia po i rikthehet ritmit…

Lajme

07/10/2024 13:49

Kryeministri vendit, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati kanë mbajtur një konferencë për media.

Me këtë rast, kryeministri Kurti ka njoftuar se është marrë vendim që të rriten pensionet për 20 për qind.

“Tani që situata me inflacion është zbutur, duke rënë në 1.4 për qind dhe ekonomia po i rikthehet ritmit ë rritjes aty ku e filluam mund të themi se po notojm në ujëra më të qeta dhe mund të bëjmë planifikime më të qëndrueshme buxhetore. Kam kënaqësinë tu jap një lajm të mirë të gjithë pensionistëve. Duke filluar nga ky muaj do të rrisim për 20 për qind të gjitha pensionet: pensioni bazik i moshës, pensioni kontribut – pagues i plotë dhe parcial, pensioni i aftësisë së kufizuar për fëmijë dhe për të rritur, pensioni për personat e verbër, pensioni për personat paraplegjik dhe tetraplegji, pensioni familjarë, pensioni invalidor i punës, dhe pensioni i parakohshëm për punëtorët e Trepçës”,shtoi ai.

“Gjatë dy ditëve të kaluar si kabinet qeverisës patëm rastin që  në kuadër të mbledhjes së të Këshillit të VV-së të prezantonim të arriturat dhe sfidat e këtij mandati qeverisës. Ajo që ra në pah është se krahas arritjes së shumta mund të thuhet se kishim numrin më të madh të sfidave me të cilat jemi përballur si qeveri, krahasor me ato të kaluarat.Lufta me pandeminë COVDI-19 të cilën e mposhtëm me sukses duke vaksinuar shumicën e dërmuar të qytetarëve, pore dhe duke mbështetur familjet për të kaluar sfidat ekonomike sa më lehtë, pastaj kishin luftën e Rusisë në Ukrainë që kriza energjetike gjunjëzoi i shtete më të forta, pore dhe deri tek rritja e çmimeve”,tha kryeministri, transmeton lajmi.net.

Ai tha se “subvencionuam energjinë elektrike, izolimin e shtëpive por edhe duke ofruar mbështetje s shtesë në formë të pagesave të njëhershme duke pas parasysh situatën e paqëndrueshme, pro duke qenë të kujdesshëm mos të keqësojmë situatën”

“Miratuam edhe pagën minimale, e dyfishuam edhe shtesat për fëmijë e trefishuam për familjet me nga tre fëmijë”./Lajmi.net/