Tre të vdekur nga aksidenti në liqenin e Badocit, qytetarët thonë se është rrugë e rrezikshme pasi nuk ka sinjalizues

Tre të rinj kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës tek liqeni i Badocit. Dy nga viktimat janë gjetur në ujë ndërsa njëri ka mbetur i ngujuar në veturë. Gazetarja e lajmi.net, Fjollë Hyseni ka parë nga afër se si duket sot vendi i ngjarjes ku kanë…

Lajme

07/10/2024 13:24

Tre të rinj kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës tek liqeni i Badocit.

Dy nga viktimat janë gjetur në ujë ndërsa njëri ka mbetur i ngujuar në veturë.

Gazetarja e lajmi.net, Fjollë Hyseni ka parë nga afër se si duket sot vendi i ngjarjes ku kanë gjetur vdekjen tre të rinj.

Aty sipas gazetares duken shenjat e veturës e cila ka tentuar të frenojë por që fatkeqësisht nuk ia ka dal.

Një nga qytetarët aty ka thënë se kjo rrugë është shumë e rrezikshme pasi që nuk ka sinjalizues dhe paraqet rrezik si për natën ashtu edhe për ditën.

“Qaq drita të vogla ka sa një dritë e shkrepsës, për neve që e frekuentojmë çdo ditë shumë e rrezikshme. Unë gjithë kohën udhëtoj knej edhe e kemi rrezik po ata që nuk e frekuentojnë shpesh hala ma rrezik. Edhe ne që e njohim rrugën hutohemi nganjëherë se natën këtu nuk ka drita se vend malor dhe është shumë rrezik”, ka thënë një qytetar i asaj ane.

Tre viktimat e këtij aksidenti janë Shpat Shehu, Rifat Pacolli dhe Ardit Gashi që të tre të moshës 21 vjeçare. /Lajmi.net/ 

Video: