Vdekja e tre të rinjve në aksident tek liqeni i Badocit, Kurti bën apel për kujdes në vozitje
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas aksidentit me fatalitet që ka ndodhur sot tek liqeni i Badocit. Nga ky aksident kanë humbur jetën tre të rinj të moshës 21 vjeçare, shkruan lajmi.net. Kryeministri Kurti ka shprehur ngushëllime familjeve të tyre derisa ka bërë apel për kujdes në vozitje. “Vdekje tragjike e tre të…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas aksidentit me fatalitet që ka ndodhur sot tek liqeni i Badocit.
Nga ky aksident kanë humbur jetën tre të rinj të moshës 21 vjeçare, shkruan lajmi.net.
Kryeministri Kurti ka shprehur ngushëllime familjeve të tyre derisa ka bërë apel për kujdes në vozitje.
“Vdekje tragjike e tre të rinjve mbrëmë rreth mesnatës. Ngushëllime të sinqerta familjeve, shokëve dhe shoqeve të tyre. Në këtë kohë të rëndë ndajmë dhimbjen dhe pikëllimin me ta. I lus qytetarët që të kenë kujdes e t’i respektojnë rregullat e komunikacionit si dhe të dekurajojnë të gjithë ata që praktikojnë tejkalimin e shpejtësisë së lejuar apo afirmojnë vozitjen tepër të shpejtë”, ka shkruar Kurti. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: