Krasniqi për aksidentin me fatalitet në liqenin e Badocit: Jemi jemi pranë familjeve dhe miqve të viktimave
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar për aksidentin me fatalitet i cili ka ndodhur në Liqenin e Badocit. Nga ky aksident kanë humbur jetën tre të rinj të moshës 21 vjeçare. Krasniqi është shprehur i tronditur në lidhje me rastin derisa i ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave. “Lajmi tragjik për humbjen e jetës…
Lajme
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar për aksidentin me fatalitet i cili ka ndodhur në Liqenin e Badocit.
Nga ky aksident kanë humbur jetën tre të rinj të moshës 21 vjeçare.
Krasniqi është shprehur i tronditur në lidhje me rastin derisa i ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.
“Lajmi tragjik për humbjen e jetës së tre të rinjve, mbrëmë në një aksident të rëndë pasi që vetura e tyre ra në liqenin e Badocit, na ka tronditur të gjithëve. Në këto momente të dhembjes së madhe, jemi pranë familjeve dhe miqve të Rifatit, Arditit dhe Shpatit. Ngushëllimet më të thella të gjithëve!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë: