Peci drejtuar fermerëve: Ishit ndjesia pozitive dhe motivi im për punë

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, sot përmes një postimi në Facebook është shprehur se fermerët e Kosovës, kanë qenë ndjesia pozitive dhe motivi i tij për punë. Ndër të tjera, ai shton se me mbi 500 vizita që bëri anë e kënd vendit, ishin fermerët ata që e pritën me buzë në gaz, dashamirësi e…

Lajme

05/10/2024 23:41

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, sot përmes një postimi në Facebook është shprehur se fermerët e Kosovës, kanë qenë ndjesia pozitive dhe motivi i tij për punë.

Ndër të tjera, ai shton se me mbi 500 vizita që bëri anë e kënd vendit, ishin fermerët ata që e pritën me buzë në gaz, dashamirësi e vlerësim.

Madje ai shton se me zemër do të donte t’i vizitonte të gjithë, mbi 30 mijë fermerë të përkushtuar.

“Të dashur fermerë, gjatë rrugëtimit tonë të përbashkët, keni qenë ndjesia pozitive e motivi im për punë. Ka qenë nder i veçantë, kënaqësi, e mbi të gjitha përgjegjësi të iu shpërbej si ministër i Bujqësisë, t’i dëgjoj hallet e juaja, idetë, sfidat e fjalët e mira duke parë progresin dhe rritjen tuaj dita-ditës”, u shpreh Peci.

“Në më shumë se 500 vizita anë e kënd Kosovës, më keni mirëpritur siç është tradita dhe zakoni, me buzë në gazë, dashamirësi e vlerësim. Me zemër do të doja të iu vizitoja të gjithëve, mbi 30 mijë fermerë të përkushtuar”.