Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve po kërkon 32 zyrtarë të rinj, rroga 500 euro

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, udhëhequr nga Hekuran Murati, ka shpallur thirrje për aplikim për 32 zyrtarë të mirëqenies sociale për zyrat e pensioneve. E gjithë kjo në kuadër të Projektit të Reformës së Asistencës Sociale. Projekti synon të rrisë mbështetjen për familjet në nevojë dhe të krijojë një regjistër social gjithëpërfshirës me të…

Lajme

04/10/2024 11:07

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, udhëhequr nga Hekuran Murati, ka shpallur thirrje për aplikim për 32 zyrtarë të mirëqenies sociale për zyrat e pensioneve.

E gjithë kjo në kuadër të Projektit të Reformës së Asistencës Sociale.

Projekti synon të rrisë mbështetjen për familjet në nevojë dhe të krijojë një regjistër social gjithëpërfshirës me të gjitha skemat sociale dhe pensionale.

“Zyrtarët do të angazhohen për periudhë 1 vjeçare dhe do të ndihmojnë në proceset administrative përfshirë këtu mbështetjen e qytetarëve si dhe realizimin e procesit të verifikimit për skema të ndryshme sociale të zbatuara në kuadër të Ministrisë”, thuhet në njoftimin e ministrisë./Lajmi.net