Kontrata Kolektive, Imeri: Kjo Qeveri po degradon shëndetësinë në Kosovë

Pas mbledhjes së Këshillit Drejtues, kryetarja e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Tevide Imeri ka thënë se Qeveria aktuale, përkatësisht Ministria e Shëndetësisë i ka sjellë punëtorët dhe institucionet shëndetësore në gjendje të mjerueshme. Sipas Imerit, Qeveria ka përjashtuar këtë Federatë edhe nga çdo dialog dhe diskutim për Kontratën Kolektive, me arsyetim siç…

Lajme

03/10/2024 17:46

Pas mbledhjes së Këshillit Drejtues, kryetarja e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Tevide Imeri ka thënë se Qeveria aktuale, përkatësisht Ministria e Shëndetësisë i ka sjellë punëtorët dhe institucionet shëndetësore në gjendje të mjerueshme.

Sipas Imerit, Qeveria ka përjashtuar këtë Federatë edhe nga çdo dialog dhe diskutim për Kontratën Kolektive, me arsyetim siç tha ajo “po i ndërpresim të gjitha kontratat sektoriale kolektive për arsye se po bie ndesh me ligjin e pagave”.

Imeri, ka përmendur disa nga problemet që ka shëndetësia e Kosovës për momentin.

Ndërsa, nënkryetari i FSSHK-së, Blerim Delia ka shtuar se kur ka ardhur puna ta nënshkruajë Kontratën Kolektiv, ‘ministri Vitia nuk e ka pasur një vullnet të tillë’’.

Sipas tij, FSSHK, gjithashtu ka dërguar rastin në Gjykatën Themelore të Prishtinës, por e njëjta që dy vite nuk po merr një vendim.

Kontrata e përgjithshme kolektive përfshinë 370 mijë punëtorë të shëndetësisë, të sektorit publikë e privat.