Murati priti në takim 40 profesionistë të rinj në kuadër të programit të BE-së “We Lead”

Ministri i Financave dhe Transfereve,Hekuran Murati, priti në takim 40 profesionistë të rinj nga të gjitha vendet e Ballakanit Perëndimorë. Profesionistët janë pjesë e programit ”We Lead” që mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Qendra për Ekselencë në Financa (Center for Excellence in Finance – CEF) i cili  ka për qëllim të avancojë procesin…

Lajme

03/10/2024 16:58

Ministri i Financave dhe Transfereve,Hekuran Murati, priti në takim 40 profesionistë të rinj nga të gjitha vendet e Ballakanit Perëndimorë.

Profesionistët janë pjesë e programit ”We Lead” që mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Qendra për Ekselencë në Financa (Center for Excellence in Finance – CEF) i cili  ka për qëllim të avancojë procesin e integrimit në Bashkimin Evropian përmes rrjetëzimit profesional ndërmjet gjeneratave të reja të profesionistëve si dhe përfaqësuesve të institucioneve.

Tutje kjo ministri ka njoftuar që në këtë takim ministri Hekuran Murati,  ka prezantuar disa nga arritjet e ministrisë që ai e drejton si dhe është diskutuar për praktikat dhe  tejkalimi i  sfidave  në procesin e integrimit të BE-së.

‘’Në takim, Ministri Murati prezantoi disa nga arritjet e Ministrisë që ai drejton, si në fushën e menaxhimit të financave publike, procesit të dixhitalizimit si dhe realizimit të reformave dhe politikave në mbështetje të të gjithë qytetarëve. Përgjatë këtij diskutimi të hapur, pjesëmarrësit diskutuan disa nga praktikat më të mira të vendeve të rajonit për të tejkaluar sfidat dhe avancuar procesin e integrimit në BE.’’-thuhet në njoftim.