Shtënie me armë zjarri në Gojbulë të Vushtrisë
Sot rreth orës 12:00 të ditës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë. Për lajmi.net rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti. Zaiti në një përgjigje me shkrim ka thënë se nuk ka të lënduar, ndërkaq në stacion policor janë shoqëruar shtatë persona si…
Lajme
Sot rreth orës 12:00 të ditës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë.
Për lajmi.net rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.
Zaiti në një përgjigje me shkrim ka thënë se nuk ka të lënduar, ndërkaq në stacion policor janë shoqëruar shtatë persona si dhe janë konfiskuar dy armë.
“Sot, rreth orës 12:00, është raportuar për të shtëna me armë në fshatin Gojbulë te Vushtrrisë. Nga të shtënat me armë nuk raportohet për të lënduar. Ne vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja, ndërsa janë konfiskuar dy armë. Lidhur me rastin, shtatë persona janë shoqëruar në polici për intervistim”, tha ai.
Bëhet e ditur se hetuesit policor po vazhdojnë rrjedhën e hetimeve./Lajmi.net