Moti për të shtunën, temperaturat pritet të arrijnë 38 gradë Celsius

Kosova të shtunën do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe i nxehtë, ndërsa nuk parashikohen reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 32 deri në 38 gradë Celsius, transmeton lajmi.net. Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi…

Lajme

21/08/2026 23:48

Kosova të shtunën do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe i nxehtë, ndërsa nuk parashikohen reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 32 deri në 38 gradë Celsius, transmeton lajmi.net.

Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 4 m/s, ndërsa lokalisht mund të ketë edhe përforcime të përkohshme.

Gjatë mesditës dhe pasdites pritet ngarkesë e shtuar termike, për shkak të temperaturave të larta.

Moti i thatë dhe temperaturat e larta do të rrisin gjithashtu nevojën për ujë në bujqësi, ndaj rekomandohet ujitja sipas nevojës.

Ndërkohë, indeksi UV do të jetë i lartë, ndaj këshillohet mbrojtje nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell, veçanërisht gjatë orëve të mesditës./lajmi.net/