Bislimi pret ne takim bursistët nga Skema Profesionalistëve të Rinj (YSC)

Sot u mbajt ceremonia e dhënies së akt-emërimeve ku zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi bashkë me Ambasadoren e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë Eva Palatova pritën në takim bursistët e raundit të XIII-të nga Skema Profesionale të Rinj (YSC) . Zëvendëskryeministri Bislimi iu uroi mirëseardhje bursistëve derisa i dha përkrahjen e tij këtij programi…

Lajme

01/10/2024 13:04

Sot u mbajt ceremonia e dhënies së akt-emërimeve ku zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi bashkë me Ambasadoren e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë Eva Palatova pritën në takim bursistët e raundit të XIII-të nga Skema Profesionale të Rinj (YSC) .

Zëvendëskryeministri Bislimi iu uroi mirëseardhje bursistëve derisa i dha përkrahjen e tij këtij programi i cili sjell kuadro administratën publike dhe ofron mundësi për të rinjtë dhe të rejat për rritjen profesionale dhe të eksperiencës, transmeton lajmi.net.

Bursistët kanë kryer studime në fusha të ndryshme prioritare për Qeverinë, duke përfshirë drejtësinë, ekonominë, diplomacinë, administratën publike, mjedisin ku do të punojnë së paku 3 vite si nëpunës civil në kuadër të administratës publike. Ky projekt është i financuar me fondet e IPA-së të Bashkimit Evropian dhe bashkëfinancuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës./Lajmi.net/