Shkollat në Gjilan “kaplohen” nga familjarë të punësuar nga VV – Kunatat e balldëskat e anëtarëve të VV-së “rehatohen” në punë

Nepotizmi e punësimi i familjarëve në institucione shtetërore në Kosovë nuk ndodh rrallë, e një gjë e tillë së fundmi ka ndodhur në komunën e Gjilanit. Edukatorë e mësimdhënës janë “rehatuar” në shkollat e komunës së Gjilanit, por shumë prej tyre ishin familjarë të udhëheqësve të komunës. Kryetari e ka punësuar kunatën, drejtori i Arsimit…

Lajme

30/09/2024 21:54

Nepotizmi e punësimi i familjarëve në institucione shtetërore në Kosovë nuk ndodh rrallë, e një gjë e tillë së fundmi ka ndodhur në komunën e Gjilanit.

Edukatorë e mësimdhënës janë “rehatuar” në shkollat e komunës së Gjilanit, por shumë prej tyre ishin familjarë të udhëheqësve të komunës.

Kryetari e ka punësuar kunatën, drejtori i Arsimit gjithashtu, zv/ministri i mbrojtjes një familjare të tij, asambleistja e LDK-së vajzën e axhës së saj e vetë aktivistja e VV-së janë vetëm disa që janë punësuar në shkollat e Gjilanit.

Gazetarja e lajmi.net, Fjollë Hyseni i sjell me emra të gjithë këta që kanë lidhje familjare apo shoqërore me zyrtarë, asamblist apo anëtarë të VV-së.

Komuna e Gjilanit ka bërë “kërdi” me këto punësime, e nëse do të anulohet konkursi apo jo nga DKA e kësaj komune nuk kanë njoftuar ende. /Lajmi.net/ 

Video: