Osmani takon Bill dhe Hillary Clinton: Liria e popullit tonë mban edhe vulën e kontributit tuaj të pakrahasueshëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo gjatë qëndrimit aty është takuar me Presidentin Bill Clinton dhe Hillary Clinton. Osmani përmes një postimi në Facebook, falënderon ata për angazhimin ndaj Kosovës. “Faleminderit, President Clinton dhe Sekretare Clinton, për gjithçka që keni bërë dhe vazhdoni të…

Lajme

23/09/2024 19:55

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo gjatë qëndrimit aty është takuar me Presidentin Bill Clinton dhe Hillary Clinton.

Osmani përmes një postimi në Facebook, falënderon ata për angazhimin ndaj Kosovës.

“Faleminderit, President Clinton dhe Sekretare Clinton, për gjithçka që keni bërë dhe vazhdoni të bëni për Republikën e Kosovës! Liria e popullit tonë mbanë edhe vulën e kontributit tuaj të pakrahasueshëm!”, ka shkruar Osmani në Facebook. /Lajmi.net/ 
Postimi i saj i plotë: