Ferizajasi nën ndikim të alkoolit e bën gruan për spital, policia e dërgon në mbajtje

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person, pasi që i  njëjti nën ndikim të alkoolit ka shkaktuar dhunë në familje. Sipas njoftimit të policisë në raportin 24 orësh bëhet e ditur se ky person e kishte rrahur gruan e tij, shkruan lajmi.net. Tutje theksohet se si pasojë e lëndimeve, viktima në këtë…

Lajme

21/09/2024 10:52

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person, pasi që i  njëjti nën ndikim të alkoolit ka shkaktuar dhunë në familje.

Sipas njoftimit të policisë në raportin 24 orësh bëhet e ditur se ky person e kishte rrahur gruan e tij, shkruan lajmi.net.

Tutje theksohet se si pasojë e lëndimeve, viktima në këtë rast bashkëshortja e tij ka pranuar tretman mjekësor, dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Ferizaj  20.09.2024 – 04:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i  njëjti nën ndikim të alkoolit ka shkaktuar dhunë në familje duke e sulmuar fizikisht viktimën –bashkëshorten e tij. Si pasojë e lëndimeve, viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së./Lajmi.net/