Aksident në Zahaq të Pejës, shtatë persona të lënduar

Në një aksident që ka ndodhur pasditen e sotme në Zahaq të Pejës janë përfshirë tri vetura. Konfirmimin për aksidentin për lajmi.net e ka bërë zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Bëhet e ditur që aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:28 të pasdites. Të lënduarit janë dërguar për trajtim në spitalin e…

Lajme

17/09/2024 19:46

Në një aksident që ka ndodhur pasditen e sotme në Zahaq të Pejës janë përfshirë tri vetura.

Konfirmimin për aksidentin për lajmi.net e ka bërë zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Bëhet e ditur që aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:28 të pasdites.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim në spitalin e Pejës.

Prej tyre, katër janë liruar e tre të tjerë po trajtohen ende, por jashtë rrezikut për jetë.

“Rreth orës 17:28, policia është njoftuar për një aksident në Zahaq të Pejës, në magjistralen Pejë-Prishtinë”. Në aksident janë përfshirë tri vetura, ku shtatë persona janë dërguar në emergjencën e Spitalit rajonal në Pejë. Katër janë liruar, tre kanë mbetur për trajtim të mëtejshëm. Sipas mjekut kujdestar, të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi./Lajmi.net/