KFOR-i ndihmon FSK-në në tërheqjen e një predhe në Mitrovicë

Ushtarë finlandezë të KFOR-it të ekipit për asgjësim të mjeteve shpërthyese kanë ndihmuar pjesëtarë të FSK-së për të tërhequr një predhë që u gjet sot në Mitrovicë. Për predhën kanë raportuar disa ndihmës norvegjezë bëhet e ditur në njoftimin e KFOR-it. Me këtë rast, KFOR-i rikujton se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, të bazuar…

Lajme

17/09/2024 19:26

Ushtarë finlandezë të KFOR-it të ekipit për asgjësim të mjeteve shpërthyese kanë ndihmuar pjesëtarë të FSK-së për të tërhequr një predhë që u gjet sot në Mitrovicë.

Për predhën kanë raportuar disa ndihmës norvegjezë bëhet e ditur në njoftimin e KFOR-it.

Me këtë rast, KFOR-i rikujton se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit te OKB-së.

“KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë” thuhet në njoftim.