Kurti, mirëpriti në takim lamtumirës shefin e OSBE-së në Kosovë, Davenport

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në takim lamtumirës shefin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport. Të dy vlerësuan bashkëpunimin e mirë ndërinstitucional. Kurti shprehu mirënjohjen e tij të thellë për rolin e ambasadorit Davenport dhe mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së në rritjen e kapaciteteve institucionale, në demokratizim e tyre dhe në respektimin e…

Lajme

17/09/2024 18:10

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në takim lamtumirës shefin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.

Të dy vlerësuan bashkëpunimin e mirë ndërinstitucional.

Kurti shprehu mirënjohjen e tij të thellë për rolin e ambasadorit Davenport dhe mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së në rritjen e kapaciteteve institucionale, në demokratizim e tyre dhe në respektimin e të drejtave të njeriut.

Kryeministri mes tjerash veçoi asistencën e OSBE-së gjatë mandatit të ambasadorit Davenport në çështje që ndërlidhen me fuqizimin e pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë, dhe kontributin përmes komenteve në hartimin e ligjeve.

“Me urime të ndërsjella për suksese në punën dhe angazhimet e njëri-tjetrit, të dy u shprehën të bindur që bashkëpunimi i afërt ndërmjet institucioneve të Qeverisë dhe OSBE-së do të vazhdojë”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/