Policia arreston të dyshuarën për mashtrim

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka arrestuar një të dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”. E dyshuara në fjalë dyshohet se ka mashtruar persona të ndryshëm duke ju premtuar sera të xhamit në formë të subvencionit, por që palët paraprakisht janë obliguar të paguajnë nga 300 deri 400 euro, me qëllim të sigurimit të…

Lajme

17/09/2024 17:40

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka arrestuar një të dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”.

E dyshuara në fjalë dyshohet se ka mashtruar persona të ndryshëm duke ju premtuar sera të xhamit në formë të subvencionit, por që palët paraprakisht janë obliguar të paguajnë nga 300 deri 400 euro, me qëllim të sigurimit të transportit dhe montimit të tyre.

Bëhet e ditur se e njëjta është mësimdhënëse e shkollës “Xhemajl Kada” dhe është arrestuar sot në Pejë me dyshimet për veprën e mashtrimit

“Dyshohet se e dyshuara e lartcekur, gjatë periudhës kohore 2022/2024 ka mashtruar persona të ndryshëm duke ju premtuar sera të xhamit në formë të subvencionit, por që palët paraprakisht janë obliguar të paguajnë nga 300 deri 400 euro, me qëllim të sigurimit të transportit dhe montimit të tyre.

Lidhur me rastin gjatë bastisjes  janë sekuestruar provat si në vijim: Një laptop, një vulë, disa folldera me dokumente  të ndryshme (si kontrata dhe fletëpagesa ), dhe një telefon”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me rastin e dyshuara është arrestuar dhe është intervistuar në prezencën e avokatit të saj mbrojtës, më pas me vendim të prokurorit kompetent të njëjtës i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Njoftimi i plotë: 

Policia e Kosovës arreston të dyshuarën për mashtrim ndaj disa personave

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit me datë 17.09.2024 në fshatin Loxhë –Pejë, ka zbatuar urdhër kontrollin e urdhëruar nga  gjykata, ku është bastisur shtëpia dhe objektet përcjellëse të së dyshuarës femër kosovare nën dyshimin e bazuar se e njëjta ka kryer veprën penale të ‘Mashtrimit’.

Dyshohet se e dyshuara e lartcekur, gjatë periudhës kohore 2022/2024 ka mashtruar persona të ndryshëm duke ju premtuar sera të xhamit në formë të subvencionit, por që palët paraprakisht janë obliguar të paguajnë nga 300 deri 400 euro, me qëllim të sigurimit të transportit dhe montimit të tyre.

Lidhur me rastin gjatë bastisjes  janë sekuestruar provat si në vijim:

  • Një laptop,
  • Një vulë,
  • Disa folldera me dokumente të ndryshme (si kontrata dhe fletëpagesa ),
  • Një telefon.

 

 

Gjatë punës hetimore janë identifikuar dhe intervistuar disa persona si palë të mashtruara dhe vlera e dëmit të përgjithshëm konsiderohet rreth 30,000.00 euro (tridhjetë mijë euro).

 

Në lidhje me rastin e dyshuara është arrestuar dhe është intervistuar në prezencën e avokatit të saj mbrojtës, më pas me vendim të prokurorit kompetent të njëjtës i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.