Dogana njofton për një tjetër rast kontrabande me mallra
Dogana e Kosovës para pak minutash ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë kapur një rast kontrabandimi me mallra, konkretisht mish edhi të freskët. “Njësia e TASK FORC-ës -Lindje ( e përberë nga Dogana dhe Policia Kosovës) në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet …
Lajme
Dogana e Kosovës para pak minutash ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë kapur një rast kontrabandimi me mallra, konkretisht mish edhi të freskët.
“Njësia e TASK FORC-ës -Lindje ( e përberë nga Dogana dhe Policia Kosovës) në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në zonën kufitare SRB-RKS.kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për kontrabandim me mallra/mish edhi i fresket”, thuhet në njoftimin e doganës në Facebook.
Rasti ka ndodhur sot rreth orës 13:10 siç bëhet e ditur në njoftim.
“Ështē arrit tē identifikohet automjeti VË Tauran me targa vendore i dyshuar lidhur me rastin e me hershem te kontrabandimit te kafsheve”, thuhet tutje.
E në njoftim bëhet e ditur se drejtuesi i makinës që ka bërë transpotimin ka tentuar të shmanget por që ky i fundit është ndaluar.
“Pas tentimit te shmangies nga njësia jonë është arrit tē ndalohet nē magjistralen Gjilan -Prishtinë ku drejtues ishte i dyshuari F.B. i moshës 35 vjeqar nga fsh.Novosellë-Kamenicë”./Lajmi.net