Mustafa i PDK-së: Kurti po e rrezikon të ardhmen politike të Kosovës

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Mustafa, ka vlerësuar se kryeministri Albin Kurti po e rrezikon të ardhmen e Kosovës. Mustafa përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se kjo duhet të paraqes shqetësim serioz për çdo qytetar. Ai thotë se Kosova ka përparuar vetëm në saje…

Lajme

19/09/2024 13:40

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Mustafa, ka vlerësuar se kryeministri Albin Kurti po e rrezikon të ardhmen e Kosovës.

Mustafa përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se kjo duhet të paraqes shqetësim serioz për çdo qytetar.

Ai thotë se Kosova ka përparuar vetëm në saje të partneritetit të besueshëm me aleatët

“Tani, hapësirën për bashkërendim me aleatët tanë po i’a lëmë Serbisë, ndërsa neve po na kërkohet ti besojmë “fuqisë” së një njeriu”, ka shkruar Mustafa.

Për këtë ai u shpreh se kjo gjendje duhet të ndryshojë, ku sipas tij do të ndryshojë së shpejti.

“Kjo gjendje duhet dhe do të ndryshojë shpejtë”, shkroi Mustafa. /Lajmi.net/