Gjakovë: Një fëmijë dyshohet se u kequshqye dhe u keqtrajtua fizikisht, polica inicon rastin

Policia e Kosovës ka njoftuar se është inicuar rasti për “keqtrajtim dhe braktisje të fëmijës“, ndaj një mjeke në spitalin e Gjakovës. Sipas njoftimit të Policisë thuhet se gjatë tretmanit mjekësorë që i është bërë fëmijës nga mjekja, është ngritur dyshimi që përveç keq ushqyerjes, fëmija mund të jetë edhe i keq-trajtuar fizikisht. Ndërkaq për…

Lajme

14/09/2024 09:35

Policia e Kosovës ka njoftuar se është inicuar rasti për “keqtrajtim dhe braktisje të fëmijës“, ndaj një mjeke në spitalin e Gjakovës.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se gjatë tretmanit mjekësorë që i është bërë fëmijës nga mjekja, është ngritur dyshimi që përveç keq ushqyerjes, fëmija mund të jetë edhe i keq-trajtuar fizikisht.

Ndërkaq për këtë rast është njoftuar edhe Qendra për Pune Sociale.

“Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh. /Lajmi.net/