Doktoreshat flasin për ndërhyrjet estetike në Kosovë: Munden me pas reaksione e rreziqe të ndryshme

Ndërhyrjet estetike tashmë janë kthyer në trend edhe në Kosovë Për këtë “fenomen”,  për lajmi.net, kanë folur dy kirurget plastike, Havushe Ramadani dhe Jehona Ukshini, të cilat thanë se shpesh kërkesat e klienteve janë të habitshme. Ukshini është shprehur se duhet të ketë ndërhyrje por në masë të caktuar e aty ku duhet. Sipas saj…

ShowBiz

09/09/2024 11:40

Ndërhyrjet estetike tashmë janë kthyer në trend edhe në Kosovë

Për këtë “fenomen”,  për lajmi.net, kanë folur dy kirurget plastike, Havushe Ramadani dhe Jehona Ukshini, të cilat thanë se shpesh kërkesat e klienteve janë të habitshme.

Ukshini është shprehur se duhet të ketë ndërhyrje por në masë të caktuar e aty ku duhet.

Sipas saj duhet pasur edhe në këto raste kujdes sepse edhe ndërhyrjet estetike kanë kundër reaksionet e tyre.

“Edhe ndërhyrjet estetike i kane kundër reaksionet p.sh në rast se është alergji e deri te komplikimet si pasojë e operacionit çdo ndërhyrje i ka rreziqet e veta ndaj duhet pasur kujdes”, ka thënë Ukshini.

Ajo ndryshe tha se asnjë person nën moshën 18-vjeçar nuk mund të bëjë një ndërhyrje estetike.

Mendim të njëjtë me Ukshinin duket se ka edhe kirurg-ja Ramadani e cila tha se  kërkesat janë të çuditshme.

Ajo thotë se asnjëherë nuk kanë pasur problem me klientë të cilët sipas saj janë ndarë të kënaqur, përveç nëse kanë shkuar prapë pas disa vitesh për të bërë korrigjimin.

“Kirurgu vetëm mundet me rregullu atë pjesë ku është e defomume jo me vendos plastik po me rregullu përmes indeve të veta”, ka thënë Ramadani. /Lajmi.net/