Diola merr urimin më të veçantë për ditëlindje nga partneri i saj Erolld Belegu
Sot Diola Dosti feston ditëlindjen. Për të shënuar këtë moment të rëndësishëm, Diola ndodhet në një udhëtim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me partnerin e saj, Erolld Belegun. Që prej disa ditësh, dyshja ka eksploruar disa nga vendet më të bukura dhe tërheqëse të SHBA-së, duke ndarë me ndjekësit e tyre pamje…
ShowBiz
Sot Diola Dosti feston ditëlindjen.
Për të shënuar këtë moment të rëndësishëm, Diola ndodhet në një udhëtim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me partnerin e saj, Erolld Belegun.
Që prej disa ditësh, dyshja ka eksploruar disa nga vendet më të bukura dhe tërheqëse të SHBA-së, duke ndarë me ndjekësit e tyre pamje dhe momente të veçanta nga ky udhëtim në rrjetet sociale.
Mirëpo në këtë ditë Eroll Belegu ka bërë një urim shumë të veçantë për partneren e tij Diola Dosti.
“Gëzuar ditëlindjen, shpirt i bukur! Çdo moment me ty është një dhuratë e çmuar, dhe në këtë ditë të veçantë, dua që të ndihesh e rrethuar me gjithë dashurinë dhe lumturinë që e meriton. Ti je arsyeja e buzëqeshjes dhe qetësisë sime çdo ditë. Të dua dhe faleminderit”, ka shkruar Belegu.
Lidhja e Diolës dhe Erolldit ka qenë një temë e diskutimeve të shumta në media dhe në rrjetet sociale, veçanërisht për shkak të diferencës së moshës midis tyre, /Lajmi.net/