Vrasje në Dragash, viktima u godit nga një mjet i mprehtë – i dyshuari në arrati
Një person ka humbur jetën mbrëmjen e së hënës në fshatin Zlipotok të Dragashit, pasi dyshohet se u godit me një mjet të mprehtë gjatë një rrahjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 29 qershor, rreth orës 23:15, kur është raportuar për një përleshje mes disa personave, transmeton lajmi.net. Gjatë…
Lajme
Një person ka humbur jetën mbrëmjen e së hënës në fshatin Zlipotok të Dragashit, pasi dyshohet se u godit me një mjet të mprehtë gjatë një rrahjeje.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 29 qershor, rreth orës 23:15, kur është raportuar për një përleshje mes disa personave, transmeton lajmi.net.
Gjatë incidentit, viktima, mashkull kosovar, dyshohet se ka pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë. Ai është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Dragash, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.
Policia bën të ditur se i dyshuari për rastin, mashkull kosovar, është identifikuar, por ndodhet në arrati.
Rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e të dyshuarit janë në vazhdim.
Raporti i plotë:
VRASJE E RËNDË
Fsh. Zlipotok, Dragash 29.06.2026, 23:15. Është raportuar se ka ndodhur një rrahje në mes disa personave, si pasojë e kësaj viktima mashkull kosovar, dyshohet se ka marr lëndime nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKMF-Dragash, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa i dyshuari mashkull kosovar gjendet në arrati./lajmi.net/