Krasniqi e lavdëron Avdullah Hotin: Do të mbetet në histori për Marrëveshjen e Washingtonit, duhet të zbatohet
Deputetja e LDK-së, Rezarta Krasniqi ka thënë se 4 shtatori është datë historike për Kosovën, pasi sipas saj janë nënshkruar dy marrëveshjet më të rëndësishme historike. Krasniqi shkruan se Marrëveshja e 4 shtatorit është historike sepse është nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, në shtëpinë që ka sjellë gjithmonë gjëra të mira për Kosovën, shkruan lajmi.net.…
Lajme
Deputetja e LDK-së, Rezarta Krasniqi ka thënë se 4 shtatori është datë historike për Kosovën, pasi sipas saj janë nënshkruar dy marrëveshjet më të rëndësishme historike.
Krasniqi shkruan se Marrëveshja e 4 shtatorit është historike sepse është nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, në shtëpinë që ka sjellë gjithmonë gjëra të mira për Kosovën, shkruan lajmi.net.
Tutje ka shtuar se Kryeministri Avdullah Hoti do të mbetet në histori për Marrëveshjen e Washingtonit
Postimi i plotë:
4 shtatori është datë historike për Kosovën
Nga shpallja e pavarësisë, dy marrëveshjet më të rëndësishme për Kosovën janë: Marrëveshja për Stabilizim Asociim me BE-në e vitit 2015 në Qeverinë Mustafa dhe Marrëveshja e Uashingtonit e 4 shtatorit 2020. E para vendos marrëdhënie kontraktuale formale mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian sikurse çdo vend tjetër që aspiron anëtarësimin në BE. Ndërkaq, marrëveshja e dytë e vendos Kosovën në një tjetër trajektore të konsolidimit të shtetësisë dhe fuqizimit ekonomik.
Marrëveshja e 4 shtatorit është historike sepse është nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, në shtëpinë që ka sjellë gjithmonë gjëra të mira për Kosovën.
Kryeministri Avdullah Hoti do të mbetet në histori për Marrëveshjen e Washingtonit.
Lidhja Demokratike e Kosovës është lidhja më e sigurtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Marrëveshjet në Shtëpinë e Bardhë i sjellin vetëm të mira Kosovës. Kjo marrëveshje duhet të zbatohet sepse është e domosdoshme për të ardhmen euroatlantike të Kosovës.
Zoti e bekoftë miqësinë tonë të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës/Lajmi.net/