Gjyshinca i VV-së thotë se Lajçaku e Borrelli e kanë rënduar Kosovën
Deputeti i LVV-së, Gazmend Gjyshinca, e ka kritikuar qasjen e ndërmjetësve të BE-së, Mirosllav Lajçak dhe Josep Borrell. Ai tha se Lajçaku e Borrelli e kanë rënduar Kosovën. “Ka pasur e cila Kosovën e ka rënduar nga ndërmjetësi Lajçak dhe Borrell, po presim të ndryshojë me ardhjen e një politikane shumë më progresiste, më mirë…
Lajme
Deputeti i LVV-së, Gazmend Gjyshinca, e ka kritikuar qasjen e ndërmjetësve të BE-së, Mirosllav Lajçak dhe Josep Borrell.
Ai tha se Lajçaku e Borrelli e kanë rënduar Kosovën.
“Ka pasur e cila Kosovën e ka rënduar nga ndërmjetësi Lajçak dhe Borrell, po presim të ndryshojë me ardhjen e një politikane shumë më progresiste, më mirë e njohur me rajonin e Evropës Lindore, që i njeh sfidat dhe që i kupton më mirë se me çfarë është përballë Kosova”, tha ai në TV Dukagjini.
Ai ka thënë se Qeveria ka pasur disa probleme me partnerët ndërkombëtarë për shkak të situatës në veri.
“Për shkak të vendosshmërisë tonë që të çohet përpara agjenda e shtrirjes së ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në gjithë territorin, kemi pasur dinamikë sfiduese me këta partnerë. Mirëpo gjithmonë në kuadër të partneritetit me ta”, tha ai.