Kurti nis ditën në takim me Komandantin e FSK-së dhe dy ministrat, flet për zhvillimin dhe fuqizimin e ushtrisë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti mëngjesin e sotëm ka zhvilluar një takim me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ministrin e Financave, Punës dhe Trasfereve, Hekuran Murati. Kurti tha se në këtë takim diskutuan për planet dhe mbështetjen e Qeverisë, transmeton lajmi.net. Kryeministri theksoi se…
Lajme
Kryeministri i vendit, Albin Kurti mëngjesin e sotëm ka zhvilluar një takim me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ministrin e Financave, Punës dhe Trasfereve, Hekuran Murati.
Kurti tha se në këtë takim diskutuan për planet dhe mbështetjen e Qeverisë, transmeton lajmi.net.
Kryeministri theksoi se zhvillimi dhe fuqizimi i ushtrisë në shërbim të mbrojtjes dhe sigurisë së vendit është prioritet dhe se po punohet çdo ditë që FSK-ja të jetë sa më moderne, sa më e fortë dhe po aq profesionale.
Postimi i plotë:
Në Ballkonin e Hapur flasim hapur: një mëngjes pune në kryeministri me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ministrin e Financave, Punës dhe Trasfereve, Hekuran Murati. Diskutuam planet dhe mbështetjen e Qeverisë që asnjëherë nuk ka qenë më e madhe e më e lartë.
Zhvillimi dhe fuqizimi i ushtrisë në shërbim të mbrojtjes dhe sigurisë së vendit është ndër prioritet tona kryesore, andaj po punojmë çdo ditë që FSK-ja të jetë sa më moderne, sa më e fortë dhe po aq profesionale./Lajmi.net/