Armatimi e pajisjet ushtarake që u gjetën dje në Banjskë ishin fshehur në banjën e hotelit, policia jep detaje

Armatimi që u gjet dhe konfiskua dje në Banjskë të Zveçanit ishte i fshehur në banjën e hotelit. Aty, policia ka gjetur një kallash, katër karikatorë, 103 fishekë kalibrash të ndryshëm, kapelë, bluza dhe pantallona ushtarake, një thikë, shall ushtarake dhe antiplumb me pajisje tjera. “ARMËMBAJTJE PA LEJE – Fsh. Banjskë, Zveçan 16.08.2024 – 15:15.…

Lajme

17/08/2024 10:20

Armatimi që u gjet dhe konfiskua dje në Banjskë të Zveçanit ishte i fshehur në banjën e hotelit.

Aty, policia ka gjetur një kallash, katër karikatorë, 103 fishekë kalibrash të ndryshëm, kapelë, bluza dhe pantallona ushtarake, një thikë, shall ushtarake dhe antiplumb me pajisje tjera.

“ARMËMBAJTJE PA LEJE – Fsh. Banjskë, Zveçan 16.08.2024 – 15:15. Njësiti i hetuesisë gjatë kontrollit në banjon e një hoteli ka gjetur dhe konfiskuar: një AK-47, katër karikatorë, 103 fishekë kalibrash të ndryshëm, kapelë, bluza dhe pantallona ushtarakë, një thikë, shallë ushtarake, antiplumb me pajisje tjera. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin ditor të Policisë.