Kastrati për vendimin e MAShTI-t: Kurti përgjegjës, të presë edhe gruaja e tij nëpër librari në temperatura të larta
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati në lidhje me vendimin e Ministrisë së Arsimit për tekstet shkollore ka thënë se “përgjegjësi kryesor” është kryeministri, Albin Kurti ndërsa ministrja, Arbërie Nagavci është “vartëse” e tij. Në një konferencë për media, Kastrati ka thënë se duhet të shtrohet pyetja a “do të dalë gruaja…
Lajme
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati në lidhje me vendimin e Ministrisë së Arsimit për tekstet shkollore ka thënë se “përgjegjësi kryesor” është kryeministri, Albin Kurti ndërsa ministrja, Arbërie Nagavci është “vartëse” e tij.
Në një konferencë për media, Kastrati ka thënë se duhet të shtrohet pyetja a “do të dalë gruaja e Albin Kurtit para librarive dhe të presë në temperatura të larta për furnizim me libra njësoj sikurse qytetarët e Kosovës”.
Sipas tij, edhe familja e Kurtit do duhej të përjetonte këtë vendim për të cilin po e pësojnë sipas tij qytetarët e Kosovës.
“Përgjegjësi kryesor është Albin Kurti. Shtrohet pyetja, gruaja e Albin Kurtit a do presë nëpër librari si prindërit e tjerë që kanë me prit me orë të tëra në 30 gradë. Le të sjellë ta përjetojë familja e tij fatin e të tjerëve se sa po ec ekonomia, si po shkon arsimi. Nagavci është vartëse e tij, nuk besoj që ka qytetarë që i pëlqen ky vendim me dalë para librarive dhe me i përjetu të gjitha këto komplikime. Është situatë komplekse, kaotike”, ka deklaruar Kastrati.
Edhe këtë vit, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës (MAShTI) do t’ua transferojë paratë prindërve në mënyrë që ata t’i blejnë pastaj tekstet shkollore për fëmijët e tyre për vitin e ri shkollor.
Ky është viti i dytë radhazi që Ministria do t’u ndajë mjete në llogaritë e tyre bankare prindërve që ata t’i blejnë vetë librat shkollore për fëmijët e tyre në shkollë fillore.