Plagosen tre persona në Veternik, Policia jep detaje

Tre persona raportohet të jenë plagosur mëngjesin e sotëm në Veternik. Ngjarja kishte nisur kur disa persona kanë filluar të rrihen me njëri-tjetrin, derisa gjendja më pas ka eskaluar deri në të shtëna me armë zjarri. Lajmi është konfirmuar dhe nga Policia e Kosovës ku u tha se me të marrë informatën, Policia ka arritur…

Lajme

12/08/2024 10:01

Tre persona raportohet të jenë plagosur mëngjesin e sotëm në Veternik.

Ngjarja kishte nisur kur disa persona kanë filluar të rrihen me njëri-tjetrin, derisa gjendja më pas ka eskaluar deri në të shtëna me armë zjarri.

Lajmi është konfirmuar dhe nga Policia e Kosovës ku u tha se me të marrë informatën, Policia ka arritur në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 06:30, është raportuar për një rrahje mes disa personash që ka eskaluar në gjuajtje me armë zjarri, të ndodhur në lagjen Veterniku në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë tre persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit.”

Po ashtu u bë e ditur se janë ndërmarrë veprime operativo-hetimore për identifikimin e të dyshuarve.

“Ndërkohë që të plagosurit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”/Lajmi.net/