Plagoset një person me armë zjarri sot në Prishtinë
Një person nën rrethana ende të pasqaruara mirë është plagosur sot në rrugën “Anton Çetta” në kryeqytet. Zëdhënësja e policisë rajonale për Prishtinë Flora Ahmeti ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit. “Sot rreth orës 06:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri në rrugën…
Lajme
Një person nën rrethana ende të pasqaruara mirë është plagosur sot në rrugën “Anton Çetta” në kryeqytet.
Zëdhënësja e policisë rajonale për Prishtinë Flora Ahmeti ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit.
“Sot rreth orës 06:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri në rrugën “Anton Çetta”. Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen, ku dyshohet se nga një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Policia në koordinim me prokurorinë po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.